Likaj merr pjesë në prezantimin e laboratorit virtual të shkencave të natyrës

Aktuale

Likaj merr pjesë në prezantimin e laboratorit virtual të shkencave të natyrës

Më: 16 dhjetor 2020 Në ora: 17:10
Pamje nga takimi

Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci së bashku me ministrin e Arsimit, Ramë Likaj, kanë marr pjesë në prezantimin e laboratorit virtual i cili është lansuar nga Drejtoria e Arsimit dhe do të jetë në shërbim për të gjitha shkollat e Komunës së Drenasit.

Siç bëhet e ditur në kumtesën e lëshuar nga Komuna e Drenasit, gjatë vizitës së bërë, kryetari Lladrovci ka vlerësuar lart punën e bërë nga vetë nxënësit e shkollave të Drenasit dhe ka inkurajuar që të vazhdojnë me inovacione të tjera për krijimin e platformave të tilla të cilat ndihmojnë nxënësit dhe shkollat në përgjithësi.

Lladrovci po ashtu ka falënderuar edhe ministrin Lika për vizitën e bërë, dhe ka kërkuar nga Ministria e ai udhëheqë, që t’i ndihmojnë në projekte infrastrukturore shkollat në Komunën e Drenasit.

Edhe ministri Likaj ka përgëzuar nxënësit e Drenasit për krijimin e këtij laboratori, duke thënë se një projekt i tillë është i standardëve të larta, të njëjta me ato të shkollave evropiane.

Ky projekt është realizuar nga vetë nxënësit e shkollave të Drenasit në përkrahje të Drejtorisë së Arsimit dhe është i pari i llojit të tillë që realizohet në Kosovë, bazuar në planprogramet shkollore dhe do të ju shërbejë si ndihmesë në përvetësimin e njohurive shkencore.

Ndryshe, Drejtoria Komunale e Arsimit, këtë vit ka pajisur të gjitha shkollat e Komunës së Drenasit me kabinete të shkencave të natyrës dhe të teknologjisë informative dhe ky projekt është në vazhdën e plotësimit të standardëve më të larta me mjete konkretizuese.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat