PDK-ja insiston se i takon posti i presidentit, kërkon nga VV-ja të jetë më serioze

Aktuale

PDK-ja insiston se i takon posti i presidentit, kërkon nga VV-ja të jetë më serioze

Më: 17 dhjetor 2020 Në ora: 15:11
Enver Hoxhaj

(E plotësuar 15:37) - Kryetari në detyrë i Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj insiston që posti i presidentit duhet t’i takojë subjektit politik të cilin e drejton. Madje ai thotë se nëse Lëvizja Vetëvendosje është e interesuar ta rrëzojë qeverinë Hoti duhet të jenë më serioz dhe t’i bëjnë ftesë PDK-së.

Hoxhaj: Nëse i kërkojnë votat kandidati për president duhet t’i takojë PDK-së

“Me zotërinë Hoti nuk kemi nevojë fare për takim për një temë që është e Kuvendit të Kosovës, vetëm zotëri Mustafa për ne është partner dhe zotëri Mustafa për neve është partner edhe në raport me subjektet tjera politike sepse ne jemi opozitë e ata qeveri…Qasja jonë është goxha e qartë ne duam që vendi të mos mbetet pa kreun shtetëror, që Kosova të ketë president dhe jemi të gatshëm që si opozitë ta japim kontributin tonë. Nëse I kërkojnë votat tona e dini që qëndrimi është që presidenti duhet të propozohet nga PDK dhe këtu jemi të qartë se presidentin e zgjedhim tash pa shkuar në zgjedhje, por presidentin duhet të ulemi që ta zgjedhim edhe nëse shkojmë në zgjedhje. Do thotë formula është e njëjtë, kjo nuk nënkupton raport të ri të PDK-së me qeverinë por vetëm sjellje shtetërore në raport me parimin tonë që jemi opozitë ndaj pushtetit e jo ndaj shtetit dhe shtetin e shohim me president”, tha ai.

Hoxhaj sa i përket mocionit të mosbesimit të Lëvizjes Vetëvendosjes tha se si PDK presin ftesë për takim nëse duan seriozisht që ta rrëzojnë qeverinë Hoti.

Hoxhaj: Vetëvendosje nëse është e interesuar t’i jap fund qeverisë duhet të jetë më serioze dhe të na bëjë ftesë

“Vetëvendosje nëse është e interesuar që t’i jap fund kësaj qeverie duhet të jetë serioze dhe duhet të na bëjë ftesë për takim. Ne se kemi bërë mocionin, mocionin e kanë nisur ata dhe ne nuk I marrim vendimet në studio televizive as në kafiteri. Këta e kanë nisur mocionin le të bëjnë ftesë dhe takohemi, por ta kishte nisur PDK mocionin për rrëzim të qeverisë I kishim ftuar edhe Vetëvendosje por edhe ndonjë partner në vetë qeveri. Qëndrimi jonë është I kristaltë kaq kemi vota kaq kanë menduar qytetarët me mbështet PDK-në në 2019. Por çka unë I ftoj qytetarët e Kosovës që ta kuptojnë në 2020 krizën e madhe institucionale dhe shëndetësore ekonomike në të cilat e kanë future këto parti që po e udhëheqin Kosovës. Po të ishte PDK nuk do ishte kjo situatë“, theksoi Hoxhaj.

Këto komente kryetari në detyrë I PDK-së, Enver Hoxhaj i bëri pas takimi që zhvilloi me kryetarin e SBASHK-ut, Rrahman Jashari.

Hoxhaj: VV t’i bëjë ftesë serioze PDK-së nëse do rrëzimin e Qeverisë Hoti

Kryetari i Parisë Demokratike të Kosovës Enver Hoxhaj, ka zhvilluar një takim me Sindikatën e Bashkuara të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës.

Pas takimit Hoxhaj, ka mbajtur një konferencë për media.

Ai para gazetarëve foli për çështjen e zgjidhjes së presidentit.

I pari i PDK-së tha se është i gatshëm që këtë ta diskutojë edhe me Lidhjen Demokratike të Kosovës.

“Mendoj se me zotin Hoti, nuk kem nevojë fare për takim, vetëm me zotin Mustafa për neve është partner, ne jemi opozitë ata janë qeveri. Qasja jonë është e qartë, ne duam që vendi të mos mbetet pa kreun shtetëror, që Kosova të ketë president, dhe jemi të gatshëm të japim votat tona, por presidenti duhet të zgjedhet nga Partia Demokratike e Kosovës. Kjo nuk nënkupton raport të ri me qeverinë, por vetëm sjellje shtetërore”, ka thënë Hoxhaj.

Kreu i PDK-së theksoi se Lëvizja Vetëvendosje duhet të bëjë ftesë serioze për rrëzimin e Qeverisë së drejtuar nga Avdullah Hoti.

“Vetëvendosja nëse është e interesuar që t’i japë fund kësaj qeverie, duhet të na bëj ftesë serioze, ata e kanë nisur mocionin, le të bëjnë ftesë dhe takohemi. Po ta kishte nisur PDK mocionin do ta kishte ftuar Vetëvendosjen, qëndrimi ynë është i kristaltë”, tha Hoxhaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat