Qorrolli: Në Kosovë shaj e baltos dhe bëhesh president, kryeministër, deputet...

Aktuale

Qorrolli: Në Kosovë shaj e baltos dhe bëhesh president, kryeministër, deputet...

Nga: G.B Më: 18 dhjetor 2020 Në ora: 06:35
Vigan Qorrolli

Analisti politik, Vigan Qorrolli, ka thënë se në Kosovë, ka politikanë që mbijetojnë elektoralisht në zgjedhje duke sharë tjetrin.

Përmes një postimi në Facebook, ai ka thënë se kjo do të thotë shaj e baltos tjetrin dhe bëhesh deputet, ministër, kryeministër dhe president, përcjell Bota sot.

Ai ka thënë se shoqëria jonë e ka prekur fundin dhe për këtë askush nuk brengoset.

Postimi i tij i plotë:

Në Kosovë ka politikanë aktiv që mbijetojnë elektoralisht çdo palë zgjedhje sall me një levë: shamjen e tjetrit.

D.m.th shaj’ e baltos pa ndalë dhe bahesh deputet, ministër, kryeministër, president, argat, dreq e bir.

Shoqnia jone e ka prek’ fundin definitivisht dhe për këtë askush s’po brengoset.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat