Mërgimtarët revoltohen nga pritjet e gjata në kufirin Slloveni-Kroaci, lëshojnë sirenat në shenjë proteste

Aktuale

Mërgimtarët revoltohen nga pritjet e gjata në kufirin Slloveni-Kroaci, lëshojnë sirenat në shenjë proteste

Më: 19 dhjetor 2020 Në ora: 09:58
Pamje nga video

Festat e fundvitit zakonisht i sjellin mërgimtarët në atdhe.

Dashuria për vendlindjen por edhe masat ekstreme që janë marrë në shumicën e shteteve perëndimore ku jetojnë shumë qytetarë nga Kosova i kanë shtyrë ata të nisen që festat t’i kalojnë në vendlindje.

Kolona të gjata janë krijuar në kufirin hungarez. Qindra makina mbrëmë janë parë sonte në kufirin hungarez.

Aty shihen edhe disa mërgimtarë që kanë dalë jashtë për të pritur ndërkohë që radha e gjatë vazhdon.

Për të protestuar ndaj pritjeve të gjata, disa prej tyre në kufirin Slloveni-Kroaci, kanë lëshuar sirenat për të shprehur pakënaqësitë e tyre.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat