Musliu e PDK-së reagon sërish: LDK-ja po e instrumentalizon Policinë e Kosovës

Aktuale

Musliu e PDK-së reagon sërish: LDK-ja po e instrumentalizon Policinë e Kosovës

Më: 20 dhjetor 2020 Në ora: 20:13
Ganimete Musliu

Përmes një postimi në Facebook, Musliu ka thënë se përderisa vjedhjet, grabitjet, plaçkitjet dhe sulmet janë kthyer në lajme ditore, udhëheqësit e Policisë më shumë shqetësohen për imazhin e LDK-së se sa për sigurinë e qytetarëve duke bërë krahasime statistikore pa asnjë analizë të mirëfilltë.

“Siguria e brendshme nuk është as për së afërmi në nivelin e duhur. Se në çfarë niveli është siguria shtetërore, mjafton të kujtohen kontrabandistët, xhandarmëria dhe provokimet e shtetit serb që hyjnë e dalin si “n’bahçe të babës” për t’i dhënë kësaj qeverie notën më të dobët nga të gjitha qeveritë e deritashme.”, ka shkruar ajo.

Sipas Musliut duke iu drejtuar Policia e Kosovës duhet të jetë garancë e mbrojtjes së rendit dhe ligjit dhe në të kujdeset për sigurinë e qytetarëve edhe nëse kryeministrat dhe partitë gabojnë.

“Politikanët shkojnë e vijnë. Policia është e Kosovës. Larg duart nga Policia!”, ka përfunduar Musliu. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat