Haziri-Ollurit: Ma kanë vra shokun në fushatë, pse mos me përmend?

Aktuale

Haziri-Ollurit: Ma kanë vra shokun në fushatë, pse mos me përmend?

Më: 21 dhjetor 2020 Në ora: 21:55
Lutfi Haziri

Nënkryetari i LDK’së, Lutfi Haziri, ka thënë se gjithmonë do të përmendë të vrarët politikë derisa të arrihet drejtësia.

I pyetur nga gazetari Parim Olluri se pse gjithmonë në kohë të zgjedhjeve LDK i përmend të vrarët në luftë, Haziri është përgjigjur kështu:

“Më kanë vra shokun në fushatë, pse mos me përmend. Më vranë shokun pasi po festonte fitoren në zgjedhje”, tha ai.

Ndërkohë Olluri tha se LDK ka qenë disa herë në qeveri dhe ka pasur në kontroll MPB e kështu kishte mundësi të inicionte hetimin për këto vrasje. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat