Zyrtari i PDK-së: A po e mbani mend se na patën lodhë me premtimet për koalicion të ‘shplesës’, 4 + 4?

Aktuale

Zyrtari i PDK-së: A po e mbani mend se na patën lodhë me premtimet për koalicion të ‘shplesës’, 4 + 4?

Më: 22 dhjetor 2020 Në ora: 00:14
Albin Kurti dhe Isa Mustafa

Ndaj vendimit të Gjykatës Kushtetuese e cila e rrëzoi Qeverinë Hoti, ka reaguar edhe zyrtari i PDK-së, Betim Gjoshi.

Ai ka theksuar se fajtor për këtë që ndodhi sot është Kurti e Mustafa.

Reagimi i plotë:

Pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese që u publikua sonte, vetëm një gjë po më bjen në mend për momentin se kjo situatë ka dy fajtorë – Lëvizjen Vetëvendosje me Albin K. dhe Lidhjen Demokratike të Kosovës me Isa Mustafën.

A po e shihni se çka i kanë bërë këtij vendi?

A po e mbani mend se na patën lodhë me premtimet për Koalicon të ShpLesës, 4 + 4?

A po e shihni se qysh po e rrëzojnë njëri – tjetrin?

Një herë LDK-ja e rrëzoi Vetëvendosjen dhe tash Vetëvendosje e rrëzoi LDK-në.

Qysh me pas njeri shpresë në juve?

Turp ju qoftë!

#Mashtrues #ShpLesa #Turp

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat