Ngjarjet e paralajmëruara për nesër në Kosovë

Aktuale

Ngjarjet e paralajmëruara për nesër në Kosovë

Më: 22 dhjetor 2020 Në ora: 00:25
Foto ilustrim

Komisioni për Legjislacion mban mbledhjen e radhës. (Kuvendi i Kosovës, Salla N-10, ora 10:00)

Kryetari i Rahovecit Smajl Latifi organizon debat publik për punën njëvjeçare të qeverisë komunale për vitin kalendarik 2020. (Shtëpia e Kulturës “Mensur Zyberaj” Rahovec, ora 10:00)

Guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës (BQK), Fehmi Mehmeti mban konferencë për media. (BQK, ora 11:00)

Komisioni për Mbikëqyrjen e Financave Publik shqyrton raportin e auditimit për Pasqyrat Vjetore Financiare 2019, për Ministrinë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor. I ftuar ministri Blerim Kuqi. (Kuvendi i Kosovës, salla N-303, ora 11:00)

Komisioni për Ekonomi mban mbledhjen e radhës. (Kuvendi i Kosovës, salla N-302, ora 11:00)

Mbahet eventi përmbyllës i programit Kultura për Ndryshim. (Teatri Oda Prishtinë, ora 11:00)

Përurohet projekti për sanimin e rrugëve me kubëza në Çarshinë e Vjetër. (Gjakovë, ora 11:00)

Komisioni për Bujqësi mban mbledhjen e radhës. (Kuvendi i Kosovës, salla N-303, ora 13:00)

Nenad Rashiq - ish udhëheqës i Zyrës për Komunitete në zyrën e kryeministrit të Kosovës, raporton në Komisionin hetimor parlamentar mbi menaxhimin e pandemisë COVID-19. (Kuvendi i Kosovës, salla N-10, ora 13:00)

Arben Çitaku, ish-sekretar i përgjithshëm i Ministrisë së Mjedisit raporton në Komisionin hetimor parlamentar mbi procesin e licencimit, operimit, mbikëqyrjes dhe aplikimit për lejet e hidrocentraleve. (Kuvendi i Kosovës, salla N-302, ora 13:00)

Kryetari i Komunës së Gjakovës Ardian Gjini pret në takim shefin e Misionit të OSBE-së në Kosovë, Jan Braathu. (Ora 13:00)

Ish-kryeministri Albin Kurti raporton në Komisionin hetimor parlamentar në lidhje me menaxhimin e COVID-19. (Kuvendi i Kosovës, salla N-10, ora 14:00)

Luan Morina, udhëheqës i departamentit të energjisë raporton në Komisionin hetimor parlamentar mbi procesin e licencimit, operimit, mbikëqyrjes dhe aplikimit për lejet e hidrocentraleve. (Kuvendi i Kosovës, salla N-302, ora 14:30)

Komisioni hetimor parlamentar lidhur me procesin e privatizimit në Kosovë interviston përfaqësues të punëtorëve IGK ‘BALLKAN’ Suharekë (Ora 13:00) dhe përfaqësues të Sindikatës së Pavarur Elektro Kosova- FSPE. (Kuvendi i Kosovës, salla N-204, ora 14:00)

Nën përkujdesjen e Zyrës së kryetarit të Gjilanit mbahet koncert i muzikës klasike kushtuar 91 qytetarëve që humbën betejën me COVID-19. (Teatri i Qytetit, Gjilan, ora 16:30).

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat