Sulmi ndaj gazetarit, Mushkolaj: I papranueshëm, sulm qyqar

Aktuale

Sulmi ndaj gazetarit, Mushkolaj: I papranueshëm, sulm qyqar

Nga: A.SH Më: 22 dhjetor 2020 Në ora: 12:42
Imer Mushkolaj

Është sulmuar fizikisht gazetari Valon Syla pasi ai ditë më parë kishte bërë një shkrim në rrjete sociale për mërgimtarët duke i qujatur gërrnaça.

Për këtë ka reaguar analisti Imer Mushkolaj duke thënë se, kjo është e papranushme dhe askush nuk ka të drejtë ta sulmojë askënd, për shkak se e shpreh mendimin e vet, mendimin ndryshe.

Së pari linçojnë në rrjetet sociale, pastaj sulmojnë fizikisht. Askush nuk ka të drejtë ta sulmojë askënd, për shkak se e shpreh mendimin e vet, mendimin ndryshe, siç ka bërë Valon Syla. Ata që i japin vetes të drejtë ta marrin ligjin në dorë, duhet të ndëshkohen ashpër nga ligji. Sulm i papranueshëm, sulm qyqar” ka shkruar Mushkolaj në Facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat