Analistët: Vjosa Osmani i merr më shumë vota LDK-së nëse garon e vetme se sa me LVV-në!

Aktuale

Analistët: Vjosa Osmani i merr më shumë vota LDK-së nëse garon e vetme se sa me LVV-në!

Më: 22 dhjetor 2020 Në ora: 19:28
Vjosa Osmani

Njohësit  e rrethanave politike në vend kanë dhënë parashikimet e tyre se si mund të jetë renditja e subjekteve politike në zgjedhjet e ardhshme.

Analisti Fitim Salihu, thotë se asnjë nga subjektet politike nuk mund t’i fitojë vetëm 50% të votave.

“Çdo rezultat është i mundshëm, por aq sa unë e përcjelli skenën politike është e pamundur që një subjekt politik i vetëm t’i arrijë i vetëm 51% të votave”

Tutje Salihu komenton edhe mbi përfshirjen e Vjosa Osmanit në një listë të përbashkët zgjedhore me LVV-në.

Ai thekson se më shumë vota do t’i largonte nga LDK-ja nëse e njëjta do të kandidonte vetëm.

“Besoj që Vjosa Osmani mund të nxjerrë shumë vota prej LDK-së, por unë mendoj që më shumë do të nxirrte vota prej LDK-së nëse do të garonte e vetme sesa në listë me Vetëvendosjen. Sërish mendoj që në Vetëvendosje mund të qojë vota të LDK-së Vjosa Osmani, por jo sa do të merret vota nga LDK-ja nëse do garonte e vetme”

Ndërsa njohësi i çështjeve politike, Nexhmedin Spahiu thekson se gara për vendin e dytë tashmë është interesante.

Ai parashikon se LDK-ja mund të ketë rënie të madhe dhe të shkojë në të njëjtën përqindje sa AAK-ja.

“Besoj se gara për vendin e parë tashmë veç dihet, por kush do të jeta e dyta do të jetë interesante.
LDK shkon në zgjedhje e dobësuar për shkak të sjelljeve ndaj Vjosa Osmanit. Nëse Isa Mustafa i prin listës kjo nuk do të jetë diçka e mirë për LDK-në. Mund të ndodhë që LDK-ja t’i afrohet për nga përqindja e votave AAK-së. Gara për vendin e dytë është shumë interesante.”

Media ka konfirmuar përmes burimeve të saj, që përfundimisht Vjosa Osmani, do të jetë pjesë e listës zgjedhore në Lëvizjen Vetëvendosje.

Njëri opsion i cili po diskutohet mes Vjosa Osmanit dhe Albin Kurtit, është që Osmani t’i ketë në listën zgjedhore të Lëvizjes Vetëvendosje, 20 vende të lira, ku bashkë me 19 anëtarë të listës së saj, të garojnë për deputetë të Kuvendit.

“Është cështje e kryer. Vjosa Osmani do të jetë pjesë e listës së Lëvizjes Vetëvendosje. Një opsion i cili po diskutohet kohëve të fundit, është që ajo t’i ketë 20 vende të lira në listën e Lëvizjes Vetëvendosje për deputetë. Shumë shpejt pritet marrëveshje përfundimtare mes Osmanit dhe Kurtit se sa do të jetë numri i kandidatëve që do të jenë nga lista e Vjosa Osmanit”, i ka thënë ky burim.

Gjykata Kushtetuese me vendimin e saj ditën e djeshme i hapi rrugë zgjedhjeve të reja në Kosovës.

Kushtetuesja shpalli të pavlefshme votën e Etem Arifit, vota e tëc ilit ishte vendimtare për formimin e qeverisë Hoti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat