‘Befason’ Tomë Gashi me fjalët për Albin Kurtin, ja çfarë fotografie i publikon

Aktuale

‘Befason’ Tomë Gashi me fjalët për Albin Kurtin, ja çfarë fotografie i publikon

Nga: N.Sh Më: 23 dhjetor 2020 Në ora: 15:19
Albin Kurti

Avokati Tomë Gashi i cili njihet për afërsinë e tij me Lëvizjen Vetëvendosje, ka folur fjalë të mëdha për liderin e saj, Albin Kurtin.

Gashi përmes një postimi në Facebook, paska entuziazmohet, derisa shprehet se Albin Kurti do të jetë kryeministri më i votuar i të gjitha kohërave.

E këtë ai e lidh edhe me Shqipërinë, pasi që thotë Kurti do të jetë më i votuari prej që shqiptarët kanë shtet.

Albini do të jetë Kryeministri më i votuar i të gjitha kohërave, prej që në Shqiptarët ?? kemi shtet!”, shkruan Gashi, përcjell gazeta “Bota sot”.

Gashi këto fjalë i ka thënë në mbishkrimin që i ka bërë një fotografie të Kurtit, derisa ishte në një vizitë në Shqipëri në kohën kur ishte kryeministër i Kosovës.

Albini do te jet Kryeministri me i votuar i të gjitha kohrave, prej qe ne Shqiptaret ?? kemi shtet!

Posted by Tomë V. Gashi on E mërkurë, 23 Dhjetor 2020
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat