Emri i kandidatit për kryeministër/ Ja kur LDK-ja e zyrtarizon kandidatin e saj

Aktuale

Emri i kandidatit për kryeministër/ Ja kur LDK-ja e zyrtarizon kandidatin e saj

Nga: N.Sh Më: 23 dhjetor 2020 Në ora: 22:07
Isa Mustafa

Në media sonte ka qarkulluar një lajm, se brenda LDK-së po diskutohet që për kandidatin e kësaj partie për kryeministër janë në garë Kujtim Shala dhe Arban Abrashi.

Megjithatë, një burim i gazetës “Bota sot”, e thotë të kundërtën.

Sipas këtij burimi, Lidhja Demokratike e Kosovës, është akademi, prandaj ka dhjetëra emra që mund të jenë kandidat i saj për kryeministër.

“Nuk është vetëm Kujtim Shala dhe Arban Abrashi. Aty janë edhe Avdullah Hoti, Lumir Abdixhiku, Gazmend Muhaxhiri i cili ka pretendime për këtë, pastaj edhe plotë emra të tjerë që mund të jenë kandidat serioz për kryeministër të Kosovës nga radhët e LDK-së”, thotë burimi i gazetës.

Në LDK, sipas këtij burimi, po punohet që kandidati për kryeministër të jetë unifikues i partisë dhe anëtarësisë së gjerë.

“Pritet të ketë edhe ndryshime të mëdha në listën për deputetë”, shton tutje ai.

Deri më tani, PDK-ja e ka konfirmuar kandidatin e saj për kryeministër. Ai është Enver Hoxhaj i cili e ushtron edhe postin e kryetarit të partisë.

Kosova pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese do të shkojë në zgjedhje të jashtëzakonshme.

Këto zgjedhje sipas vendimit duhet të mbahet brenda 40 ditëve.

Në anën tjetër, partitë politike janë duke diskutuar me u.d. Presidentet Vjosa Osmani për të gjetur një datë për të votuar.

Kjo datë mund të jetë fundi i janarit ose fillimi i shkurtit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat