“Dreqi është Agim Veliu”, ish-kandidati i VV’së për deputet iu kushton poezi Veliut, Hotit dhe Mustafës

Aktuale

“Dreqi është Agim Veliu”, ish-kandidati i VV’së për deputet iu kushton poezi Veliut, Hotit dhe Mustafës

Më: 24 dhjetor 2020 Në ora: 16:04
Agim Veliu

Ish-kandidati për deputet nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Tahir Tahiri, iu ka kushtuar poezi Ministrit të Punëve të Brendshme, Agim Veliut dhe atij të Bujqësisë, Besian Mustafës.

Në poezinë për Mustafën, Tahiri tregon se si e kishte paralajmëruar se do të rrëzohej nga pushteti shkaku i afërsisë me Agim Veliun, të cilun e quan “dreq”.

Për Avdullah Hotin thotë se e kanë rrëzuar nga pushteti, meqenëse ka mashtruar.

Ndërkohë, për Agim Veliun, thotë se e ka ditur që do ta ketë një “taksirat”, meqenëse e ka nënçmuar Lëvizjen Vetëvendosje, derisa e sugjeron që tash të shëtitet në fshatin Pollatë.

Ndryshe, Tahiri aktualisht mban pozitën e Kryetarit të Federatës Sindikale të Bujqve të Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat