Limaj takohet me strukturat e Nismës në Prizren, ja mesazhi që jep nga atje

Aktuale

Limaj takohet me strukturat e Nismës në Prizren, ja mesazhi që jep nga atje

Më: 25 dhjetor 2020 Në ora: 21:22
Fatmir Limaj

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj ka zhvilluar sot një takim me strukturat drejtuese të Nismës në qytetin e Prizrenit.

Limaj i ka ftuar strukturat e Nismës të mobilizohen fuqishëm në mbrojtje të vlerave tona kombëtare të cilat po rrezikohen.

Postimi i plotë

Sot pasdite, takimin me strukturat drejtuese të Nismës Socialdemokrate, së bashku me bashkëpunëtorët e mi, e vazhduam në qytetin e Prizrenit dhe Suharekës.

Pash një mobilizim të jashtëzakonshëm të socialdemokratëve tanë në Prizren dhe Suharekë dhe të gatshëm për ta fituar këtë betejë të rëndësishme përmes këtij procesi të parakohshëm zgjedhor.

Kjo gatishmëri e madhe dhe ky mobilizim i fuqishëm i strukturave tona anekënd vendit, vjen edhe si rrjedhojë e faktit, se Kosova asnjëherë nuk ka qenë më e rrezikuar se tani. Vendi ynë sot është i atakuar nga të gjitha anët, sepse janë ngritur në këmbë njerëz të ndryshëm, një pakicë që po synon t’i rrënojë themelet e shtetit dhe të shkatërroi çdo vlerë të ndërtuar në këtë vend që 20 vjet.

Kosova ka nevojë që të bëhemi bashkë në mbrojtje të vlerave tona kombëtare, në mbrojtje të lirisë dhe historisë sonë të lavdishme dhe për këtë do të angazhohem me tërë qenien time.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat