Haxhi Avdyli: LDK-ja na fle në zemër, por jo me njerëzit që e kanë kapur atë

Aktuale

Haxhi Avdyli: LDK-ja na fle në zemër, por jo me njerëzit që e kanë kapur atë

Më: 26 dhjetor 2020 Në ora: 00:10
Haxhi Avdyli dhe Vjosa Osmani

Deputeti Haxhi Avdyli ka thënë për ish-partinë e tij se LDK’ja i fle në zemër, por jo me njerëzit që e kanë kapur atë.

Me këto fjalë Avdyli aludonte në kreun e LDK’së, Isa Mustafën.

“LDK’ja na fle në zemër, por jo njerëzit që e kanë kapur LDK’në”, është shprehur Avdyli.

“Isa Mustafa s’ka asgjë të bëjë me LDK’në”.

Tutje, Avdyli ka thënë se me shumë mundësi iniciativa e krijuar nga Vjosa Osmani do të hyjë në koalicion parazgjedhor me VV’në e Albin Kurtit.

“Gjasat e mëdha janë për një koalicion parazgjedhor’, tha Avdyli.

“Ka vullnet të mirë nga z. Kurti por edhe nga Vjosa Osmani. Ky vullnet ka ekzistuar që nga tetori i vitit të kaluar’, shtoi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat