“Bashkëpunimi Osmani-Kurti, çkapës i korrupsionit”

Aktuale

“Bashkëpunimi Osmani-Kurti, çkapës i korrupsionit”

Më: 26 dhjetor 2020 Në ora: 00:17
Albin Kurti dhe Vjosa Osmani

Allena Meta nga D4D, ka folur rreth përplasjeve që janë krijuar brenda Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe mundësisë së bashkëpunimit mes Vjosa Osmanit dhe Albin Kurtit.

“LDK-ja ka pasur probleme të ndryshme të brendshme. Tash e një vit janë acaruar gjërat brenda. Krahu i Vjosa Osmani dhe i Isa Mustafës. Duhet që LDK-ja të reflektojë. Në bazë të anketave të fundit, LDK-ja ka rënie të madhe si partia më e vjetër në skenë. Duhet të reformohet e të vijnë fytyra të reja”, tha Meta.

Nga nisma e Osmanit, Meta thotë se s’mund të ketë pritje të mëdha.

“Është e vështirë që pa një strukturë të krijuar më herët të arrihet diçka. Këtë Osmani nuk e ka. Është i mundshëm një bashkim me VV-në e më pas të garojnë”, tha Meta.

Sipas tij, bashkëpunimi i Osmanit me Kurtit do ta mundte korrupsionin.

“Bashkëpunimi mes Osmanit dhe Kurtit mund të jetë çkapës i korrupsionit. Mund të ndikojë në ngritjen e përqindjes së votave për të dyja palët”, tha tutje Meta.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat