Iniciativa e Vjosa Osmanit, dalin emrat: Përmendet Donika Gërvalla dhe emra të vjetër në LDK

Aktuale

Iniciativa e Vjosa Osmanit, dalin emrat: Përmendet Donika Gërvalla dhe emra të vjetër në LDK

Më: 26 dhjetor 2020 Në ora: 01:07
Vjosa Osmani

Deputeti Haxhi Avdyli, lidhur me iniciativën e re qe do ta themelojë ushtruesja e detyrës së presidentit, Vjosa Osmani, ka përmendur emra të figurave të vjetra në LDK.

Avdyli tha se nuk do të tregojë nëse këta persona do të vijnë në iniciativën e re, por ka bërë disa krahasime.

“Nuk po paraqes se kush do të vijë, por po i bëj disa pyetje: A ma rugovist në LDK është Isa Mustafa apo Donika Gërvalla? A ma rugovist e LDK është Hafiz Gagica apo Isa Mustafa? Ata të vjetrit e dinë çka po flas. A ma rugovist është Rexhep Gjergji i cili ka shkuar edhe në Prekaz bashkë me Fatmir Sejdiun në vitin 1998, apo Isa Mustafa? A ma rugovist është Fatmir Rexhepi apo Isa Mustafa?”, ka krahasuar Avdyli.

Tutje, ai tha se edhe këta persona, të cilët i quan themelues të LDK’së, kanë punuar dhe këruar reformë në LDK, e sot janë të përjashtuar.

“Po mendoj që këta (themelues të LDK’së) janë ata njerëz që kanë kërkuar dhe punuar për një reformë dhe sot janë të përjashtuar”, shtoi Avdyli.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat