Veliu mesazh nga Podujeva: Do të rikonfirmohemi si forca kryesore politike

Aktuale

Veliu mesazh nga Podujeva: Do të rikonfirmohemi si forca kryesore politike

Nga: A.SH Më: 26 dhjetor 2020 Në ora: 20:15
LDK në Podujevë

Ministri i Brendshëm, Agim Veliu, ka takuar sot kryetarët e nëndegëve të LDK-Podujevë, duke u kërkuar angazhim dhe mobilizim për zgjedhjet e jashtëzakonshme.

Ai thotë se, ne padyshim do të rikonfirmohemi si forca kryesore politike.

Postimi në Facebook:

Në dy takime të ndara, sot takova kryetarët e nëndegëve të LDK-Podujevë, ku kërkova rritje të angazhimit dhe mobilizim për zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare, në të cilat padyshim do të rikonfirmohemi si forca kryesore politike.

Do të punojmë bashkë dhe duke i kanalizuar të gjitha kapacitetet tona për ta arritur fitoren e LDK-së dhe të Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat