Parashikimi i Albin Kurtit, vjen reagimi i parë nga PDK-ja

Aktuale

Parashikimi i Albin Kurtit, vjen reagimi i parë nga PDK-ja

Nga: N. H Më: 27 dhjetor 2020 Në ora: 12:07
Albin Kurti

Kreu i Vetëvendosjes, Albin Kurti, ka parashikuar rezultatin e zgjedhjeve të ardhshme duke thënë se Lëvizja Vetëvendosje do t’i marr 2/3 e votave.

“Ky vit po mos të kishte qenë tragjik do të ishte interesant, mbajnë mend që në fillim të vitit prisnim përgjigje nga LDK, meqë ne dolëm fitues ata dolën me kërkesa. Ne kishim fituar zgjedhjet me 6 tetor por atyre (LDK) nuk u pëlqente rezultati. U dukej se kishin fituar me pak diferencë. Kështu që nisën të na vinin kusht pas kushti e kërkesë pas kërkese”, tha lideri i VV.

E, lidhur me këtë parashikim të Kurtit, ka reaguar zëdhënësi i Partisë Demokratike të Kosovës, Avni Bytyçi.

Bytyçi është i mendimit se Albin Kurti me bashkë-partiakët është në garë se kush po e ngrit përqindjen e Vetëvendosjes më lart.

Ja shkrimi i tij:

Image
Avni Bytyçi

Albin Kurti po thotë se partia e tij do t’i marr 2/3 e votave në këto zgjedhje. Pra, nëse 800 mijë qytetarë do të votonin, përafërsisht sa ishin në zgjedhjet e kaluara.

Sipas Albinit, 600mij vota do t’i merr partia e tij.

Koment: E kam përshtypjen se Albini me bashkë-partiakët është në garë se kush po e ngrit % më lart. Vetëm se është mirë se kur ta thonë një të pavërtetë, së paku t’i përsërisin shifrat e njëjta.

50% nuk janë 55 deputetë

2/3 nuk janë 55 deputetë

2/3 nuk janë 50%

2/3 janë 66.66%, dhe si e tillë nuk janë 55 deputetë, e 55 deputetë nuk janë 50%

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat