Kandidati për kryeministër paralajmëron dyfishim të pagave për mjekët dhe infermierët

Aktuale

Kandidati për kryeministër paralajmëron dyfishim të pagave për mjekët dhe infermierët

Më: 28 dhjetor 2020 Në ora: 08:43
Enver Hoxhaj

U.d i kryetarit të PDK-së e kandidati për kryeministër nga ky subjekt ka premtuar për të gjithë mantelbardhët dyfishim të pagave.

Hoxhaj në një shkrim në Facebook i ka falenderuar të gjithë mjekët që janë në vijën e parë të frontit.

Ai ka thënë se PDK-ja do ta kthejë ligjin në votim që garanton dyfishim të pagave për profesionistët shëndetësor.

“Të gjithë mantelbardhëve në vijën e parë të frontit – Faleminderit! PDK do ta kthejë ligjin në votim, që garanton dyfishimin e pagave për profesionistët shëndetësorë”, ka shkruar Hoxhaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat