Haradinaj takohet me këtë lider të partisë, a po paralajmërohet koalicioni parazgjedhor?

Aktuale

Haradinaj takohet me këtë lider të partisë, a po paralajmërohet koalicioni parazgjedhor?

Nga: N.Sh Më: 28 dhjetor 2020 Në ora: 14:36
Gazmend Islami dhe Ramush Haradinaj

Gjatë ditës së sotme, kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka pritur në një takim liderin e Ballit Kombëtar Demokrat për Kosovë, Gazmend Islamin.

Në këtë takim është biseduar për zhvillimet e fundit politike dhe zgjedhjet.

Kryetari i Ballit Kombëtar Demokrat, Gazmend Islami thotë se në këtë takim u shqyrtua edhe mundësia për jnë bashkëpunim të mundshëm parazgjedhor mes këtyre dy partive.

Postimi i plotë:

Sot gjatë ditës, kryetari i Ballit Kombëtar Demokrat, Gazmend Islami zhvilloi një takim me liderin e AAK-së, Ramush Haradinaj.

Në takim u bisedua për zhvillimet e fundit politike dhe zgjedhjet e ardhshme që priten të mbahen shumë shpejtë.

Kryetari i OBKD-së dhe kryetari i AAK-së, shqyrtuan mundësinë e një bashkëpunimi të mundshëm parazgjedhor në mes dy partive.

Islami falënderoi Haradinajn për pritjen e ngrohtë dhe u pajtuan për takime tjera, me theks të veçantë, bashkëpunimin e mundshëm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat