Tha se ajo do të marrë rrogën e 13-të, këshilltari i Vjosa Osmanit reagon ndaj Bekim Haxhiut

Aktuale

Tha se ajo do të marrë rrogën e 13-të, këshilltari i Vjosa Osmanit reagon ndaj Bekim Haxhiut

Nga: G.B Më: 28 dhjetor 2020 Në ora: 15:25
Vjosa Osmani

Artan Murati, këshilltari i u.d të presidentit, Vjosa Osmani, ka reaguar ndaj deputetit Bekim Haxhiu, i cili tha se Osmani është dashur të parashikojë rrogën e 13 edhe për qytetarët dhe jo vetëm për veten.

Përmes një postimi në Facebook, Murati ka thënë se Haxhiu po thotë të pavërteta pasi nuk ka pagë të 13, por Administrata e Kuvendit ka parashtruar kërkesë për një shtesë në pagën bazë, duke u thirrur në orët e tejzgjatura të punës, për punonjësit e administratës, jo për deputetët, përcjell Bota sot.

Ai ka thënë se Kuvendi e ndanë një shtesë të tillë që 10 vite dhe për këtë Haxhiut e askujt nuk i është dukur interesant që të diskutojnë për të.

Murati ka shtuar se Osmani nuk e ka votuar një propozim të tillë por që ai është votuar nga Kryesia e Kuvendit.

Postimi i tij i plotë:

Bekim Haxhiu po flet të pavërteta në foltore të Kuvendit. Nuk ka pagë të 13. Administrata e Kuvendit ka parashtruar kërkesë për një shtesë në pagën bazë, duke u thirrur në orët e tejzgjatura të punës. Pra, kërkesa për shtesë nga Administrata është deponuar për punonjësit e administratës, jo për deputetët.

Një rikujtim për z. Haxhiu (dhe të tjerët): Kuvendi tash e 10 vite e ndanë një shtesë të tillë. Të paktën në katër legjislaturat e kaluara, Kuvendi është udhëhequr nga bashkëpartiakë të z.Haxhiu. Interesant, kjo punë nuk është diskutuar nga askush.

Për më tepër, Kryetarja e Kuvendit NUK E KA VOTUAR një propozim të tillë. Ai vendim është marrë nga Kryesia e Kuvendit, me shumicë votash. E ky Kuvend, sivjet i ka kthyer Qeverisë mbi 1.5 milion euro, nga kursimet.

Fushatën politike bëjeni jashtë foltores së Kuvendit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat