Vajza e Enver Malokut zbulon skenarin e frikshëm me të cilin po përballet LDK-ja

Aktuale

Vajza e Enver Malokut zbulon skenarin e frikshëm me të cilin po përballet LDK-ja

Nga: N. H Më: 28 dhjetor 2020 Në ora: 23:17
Doruntina dhe Enver Maloku

Deputetja nga radhët e LDK-së, Doruntinë Maloku, që është edhe vajza e veprimtarit dhe themeluesit të këtij subjekti, Enver Maloku, i vrarë në rrethana të pasqaruara, ka thënë se Lidhja Demokratike e Kosovës që pas vdekjes së Presidentit Rugova, po përballet me një luftë të pashembullt speciale për ta sunduar dhe për ta shkatërruar.

Deputetja Maloku në një postim në llogarinë e saj në Facebook, shkruan se ka kaluar më shumë se një dekadë prej se kjo luftë speciale ka vetëm një qëllim: ta mbjellë idenë tek qytetarët, se LDK-ja ka faj për gjithçka që ndodhë në Kosovë.

“Është dëshmuar që saherë që LDK është në pozicion të favorshëm, të gjithë bëhen bashkë për ta luftuar. Sa herë që LDK është unike, luftohet për ta përçarë. Saherë që LDK është më dobët, luftohet për ta shkatërruar”, shkruan mes tjërash Maloku.

Ja shkrimi i saj:

Lidhja Demokratike e Kosovës që pas vdekjes së Presidentit Rugova, përballet me një luftë të pashembullt speciale për ta sunduar dhe për ta shkatërruar. E përmenda vetëm periudhën post rugoviane të LDK-së, pa e harruar në asnjë mënyrë, edhe periudhën e para dhe pas luftës kur grupe politike e jo politike në vazhdimësi, që nga themelimi i saj, e kanë luftuar me të gjitha mjetet e disponueshme LDK-në.

Ka kaluar më shumë se një dekadë prej se kjo luftë speciale ka vetëm një qëllim: ta mbjellë idenë tek qytetarët, se LDK-ja ka faj për gjithçka që ndodhë në Kosovë. Ne kemi faj, edhe kur jemi në pushtet edhe kur jemi në opozitë. Ne kemi faj edhe kur ndihmojmë, por edhe kur heshtim. Edhe nëse dëshmojmë që nuk kemi faj, prape shpallemi fajtorë!

Praktikisht, ne kemi faj për gjithçka. Kemi faj pse ekzistojmë. Pra, ky është faji i LDK-së. Ekzistenca e saj, cenimi i dinjitetit të LDK-së është qëllim përbashkues i të gjitha partive në Kosovë.

Është dëshmuar që saherë që LDK është në pozicion të favorshëm, të gjithë bëhen bashkë për ta luftuar. Sa herë që LDK është unike, luftohet për ta përçarë. Saherë që LDK është më dobët, luftohet për ta shkatërruar!

(Ripostim nga fjala ime në Kuvend)

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat