Limaj thotë se ndjehet mirë që Nisma asnjëherë nuk ka marrë vendime të dëmshme për vendin

Aktuale

Limaj thotë se ndjehet mirë që Nisma asnjëherë nuk ka marrë vendime të dëmshme për vendin

Më: 29 dhjetor 2020 Në ora: 18:46
Pamje nga takimi

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka vazhduar tubimet me strukturat e Nismës në prag të zgjedhjeve të jashtëzakonshme.

Limaj pasditen e së martës ka zhvilluar një takim me strukturat drejtuese të Gruas së Nismës Socialdemokrate.
Ai i ka falëndëruar për aktivitetin orgnizativ që kanë pas gjatë kësaj kohe në teren. Kreu i Nismës thotë se është mrekulli kur sheh nëna e vajza të reja që janë bashkë në një organizim politik dhe bisedojnë për tema të rëndësishme përtej shtepive të tyre.

“Gruaja është shtylla e shtëpisë. Ne jemi në një moment kritik për vendin. Apeli dhe kërkesa imë është që të mobilizoheni fort me energji pozitive. Përtej punëve detyrave personale duhet më dhënë dicka përtej familjes. Nuk është humbje kohe, nëse i shërben të mirës publike”, ka thënë ndër të tjera Limaj.

Më tutje, sllogani ynë bashkë për shtetin nuk ka qenë i rastësishëm, sepse kemi parë se vetëm duke qenë bashkë do t’i përballojmë sfidat më të cilat mund të përballemi si shtet. Sot po themi bashkë në mbrojtje të shtetit. Rreshtime dhe vendimet e drejta janë shumë të rëndesishme. Ne kemi marrë rrështime vendim të drejtë për Gjykatën Speciale, por s’kem mund ta ndalim dhe sot e kemi bacin Jakup në Hagë. Dëmin s’kem mujte me ndalë. Unë ndihem mirë që Nisma asnjëhërë vendime të dëmshme për vendin s’ka marrë”, ka theksuar Limaj.

Nisma, ai thote se bën ftesë për mbrojtje e bashkim, ndërsa të tjerët për rrënim e shkatërrim, prandaj ai ka thënë se është koha për mobilizim me ndalë të keqen.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat