Kandidati për kryeministër, Enver Hoxhaj vizitë në Tiranë të mërkurën, takon krerët më të lartë të shtetit shqiptar

Aktuale

Kandidati për kryeministër, Enver Hoxhaj vizitë në Tiranë të mërkurën, takon krerët më të lartë të shtetit shqiptar

Më: 29 dhjetor 2020 Në ora: 23:15
Enver Hoxhaj

Kandidati i PDK-së për kryeministër të ardhshëm të Kosovës, Enver Hoxhaj, i shoqëruar nga nënkryetari Xhavit Haliti dhe sekretari Uran Ismaili, do të qëndroj të mërkurën në Shqipëri ku do të pritet në takime të veçanta nga krerët e shtetit.

Hoxhaj do të takohet me presidentin shqiptar Ilir Meta, me kryeparlamentarin Gramoz Ruçi dhe me kryeministrin Edi Rama.

Gjatë qëndrimit në Tiranë, kreu i PDK-së do të takoj edhe kryetarin e Partisë Demokratike Lulëzim Basha, ndërsa do të pritet edhe nga kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj.

Në këto takime kreu i PDK-së, njëherësh kandidati për kryeministër Enver Hoxhaj pritet të diskutoj për zhvillimet politike në vend dhe rajon, për projektet dhe planin e tij qeverisës, për bashkëpunimin ndërmjet dy vendeve si dhe për bashkëpunimin e ngushtë që duhet ta kenë Tirana e Prishtina zyrtare në sfidat ndërkombëtare, me theks të veçantë pas shkuarjes në Hagë të krerëve të UÇK-së, Hashim Thaçi dhe Kadri Veseli. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat