Agim Veliu flet për Osmanin, ja fjalët e tij

Aktuale

Agim Veliu flet për Osmanin, ja fjalët e tij

Më: 31 dhjetor 2020 Në ora: 16:44
Agim Veliu dhe Vjosa Osmani

Agim Veliu, ish-bashkëpartiaku i Vjosa Osmanit, ka thënë se kjo e fundit vazhdimisht e ka sulmuar LDK’në dhe se tek ajo nuk sheh konsensualite.

Kështu deklaroi ai në një intervistë, ku mes tjerash tha se Osmani nuk mund të jetë kandidate konsensuale për pozitën e presidentit.

“Sa i përket vlerësimit të punës së saj, jeni dëshmitarë edhe ju dhe nuk do koment sjellja e saj dhe as nuk mund të jetë konsensuale për pozitën e presidentit një person që me tërë forcën e saj e në kohë të vazhdueshme e ka sulmuar pareshtur LDK-në, andaj është e pakuptimtë që për LDK-në të jetë kandidate konsensuale, këtu vetëm konsensualitet nuk ka dhe nuk shoh.”, ka thënë ai, për Klan Kosovën.

Tutje, Veliu tha se Vjosa Osmani është recidive dhe se me zell do ta sulmojë gjithmonë LDK’në.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat