Haxhi Avdyli: Këtë vit kishte vlime të panevojshme politike, por ja çka do të ndodhë në 2021

Aktuale

Haxhi Avdyli: Këtë vit kishte vlime të panevojshme politike, por ja çka do të ndodhë në 2021

Nga: A.Zh Më: 31 dhjetor 2020 Në ora: 16:55
Haxhi Avdyli

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës Haxhi Avdyli, ka uruar qytetarët për Vitin e ri.

Ai ka thënë se viti 2020 ishte i rëndë për botën dhe për Kosovën. Në Kosovë, sipas tij, pati “vlime të panevojshme politike”, përcjell Bota sot.

Por, Avdyli ka theksuar se”pas errësirës, vjen drita”.

Postimi i tij në Facebook:

2020 ishte vit i rëndë për botën e Kosovën. Pandemia solli vuajtje, vdekje e mbyllje. Kosova sa e mbyllur, duke vuajtur nga sëmundja e gjendja ekonomike e rënduar, pati edhe vlime politike për mua të panevojshme. Por gjithmonë pas errësirave, vjen drita.

Urojmë që viti 2021 të jetë vit i mbarë, plot shpresë e qartësi, shëndet në familjet tuaja e stabilitet ekonomik e politik në vendin tonë dhe botë. #URIME2021 e na priftë e mbara të gjithëve

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat