Miftaraj ironizon me politikanët që ndërrojnë partitë dhe qëndrimet, kështu i quan

Aktuale

Miftaraj ironizon me politikanët që ndërrojnë partitë dhe qëndrimet, kështu i quan

Nga: G.B Më: 4 janar 2021 Në ora: 16:49
Ehat Miftaraj

Ehat Miftaraj nga IKD, ka ironizuar me politikanët që i ndërrojnë qëndrimet e partitë.

Përmes një postimi në Facebook, ai ka thënë se përpos institutit të rehabilitimit ligjor, duhet të ekzistojë edhe instituti i rehabilitimit politik, përcjell Bota sot.

Miftaraj ka thënë se turistët politik që i ndërrojnë qëndrimet dhe partitë çdo dy tre vite, më pas të kërkojnë që më pas të shkatërrohet dhe fshihet çdo deklaratë e tyre në media për kundërshtarët politik por edhe për partinë ku janë marr me qira.

Madje, ai ka thënë se pse jo edhe të zbulohet ndonjë mekanizëm, që të fshijë nga mendja e çdo qytetari atë që e kanë dëgjuar nga të njëjtit.

Postimi i tij i plotë:

Përveç institutit të rehabilitimit ligjor, jeta po na tregon se duhet të ekzistojë edhe instituti i rehabilitimit politik.

Turistët politik që i ndërrojnë qëndrimet dhe partitë çdo dy tre vite, për shembull me pas të drejtë që të kërkojnë që çdo tre vite të shkatërrohet dhe fshihet çdo deklaratë e tyre në media për kundërshtarët politik por edhe për partinë ku janë marr me qira.

Pse jo të zbulohet edhe ndonjë mekanizëm që të fshijë nga mendja e çdo qytetari atë që e kanë dëgjuar nga të njëjtit.

@morali,@etika

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat