Osmani tregon arsyen pse nuk po i shpallë zgjedhjet

Aktuale

Osmani tregon arsyen pse nuk po i shpallë zgjedhjet

Më: 5 janar 2021 Në ora: 07:11
Vjosa Osmani

Ushtruesja e detyrës së Presidentes të Kosovës, Vjosa Osmani, gjatë një emisioni televiziv Debat Pernime ka folur për aktualitetin politik në vend dhe nismën e saj politike “Guxo”.

Ajo gjatë emisionit tregoj se pse ende nuk e ka bërë publike datën e zgjedhjeve në Kosovë.

“Unë gatishmërinë për shpalljen e zgjedhjeve e kam treguar, deri në këto momente nuk e kemi aktgjykimin por në momentin që vjen unë do t’i shpallë zgjedhjet. Është një proces i finalizimit i cili merre komentet e gjyqtarëve dhe mandej shkon në përkthim, për këtë mendoj se kemi vonesa”, tha ajo.

Osmani tha se po shpreson se Gjykata do ta dërgon aktgjykimin brenda dy tri ditësh.

“Po shpresoj se çështja aktgjykimit duhet të jetë brenda dy tri ditësh, sepse duhet të dërgohet të palët dhe të shpallet në gazetën zyrtare. Gjykata na ka njoftuar se aktgjykimi mund të zgjatë disa ditë, por jo më shumë”, tha tutje ajo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat