Mjeku i UҪK-së: Vjosa Osmani është më superiore se Isa, Hashimi, Ramushi, Fatmiri e Albini

Aktuale

Mjeku i UҪK-së: Vjosa Osmani është më superiore se Isa, Hashimi, Ramushi, Fatmiri e Albini

Nga: H.O. Më: 5 janar 2021 Në ora: 07:18
Liri Loshi

Ish mjeku i UҪK-së, Liri Loshi në një postim të tij në Facebook ka krahasuar Vjosa Osmanin me kundërkandidatët e saj dhe pjesëtarët e tjerë të LDK-së.

Poashtu, ai ka bërë edhe një krahasim me liderin e LVV-së, Albin Kurtin që poashtu është kandidat për kryeministër.

Liri Loshi shkruan se ‘kur flisni për Vjosën duhet të keni parasysh Isën, Avdullahun, Lutën, Hakiun, e poashtu edhe Hashimin, Kadriun, Ramushin, Fatmirin e Behgjetin’.

Për secilin nga këta, Vjosa Osmani është më superior e poashtu edhe më superiore ndaj Albin Kurtit me shkollim.

Postimi i plotë:

Kur folni për Vjosën keni parasysh Isën, Avdullahun, Agimin, Lutën, Hakiun... Kur folni për Vjosën keni parasysh Hashimin, Kadriun, Ramushin, Fatmirin, Behgjetin. Për të gjithë këta bashkë dhe për secilin veç e veç, Vjosa Osmani është superiore me dije dhe edukim. Si orator dhe si veprimtar politik, Albin Kurti mund të jetë më i talentuar se Vjosa, por Vjosa edhe ndaj Albinit është superiore me shkollim. Prandaj, kur shkruani apo flisni për Vjosën shikojeni pak kaçikun tuaj deri ku ju mrrin, deri të pragu i shtëpisë, apo deri të dyert e oborrit! Mungesa e konsideratës për tjetrin është arrogancë. Arroganca nuk është dije as kulturë. Është e kundërta e të dyjave./Bota sot

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat