Deklaratat e Lumir Abdixhikut për LDK-në, vjen reagimi i parë nga partia e Isa Mustafës

Aktuale

Deklaratat e Lumir Abdixhikut për LDK-në, vjen reagimi i parë nga partia e Isa Mustafës

Nga: N. H Më: 5 janar 2021 Në ora: 22:49
Lumir Abdixhiku dhe Vjosa Osmani

Zëvendësministri i Kulturës në detyrë, Engelbert Zefaj, njëherit zyrtar i Lidhjes Demokratike të Kosovës, ka komentuar deklaratat e fundit të ish-ministrit Lumir Abdixhiku, lidhur me partinë e tij.

Abdixhiku u shpreh hapur se është kundër një bashkimi me Vjosa Osmanin, kurse bëri me dije se ata që ia dëshirojnë të mirën LDK-së, duhet ta ruajnë atë si shtëpinë e tyre.

E, lidhur me këtë, Zefaj është shprehur se këtë shembull të Abdixhikut duhet ta ndjekin edhe të tjerët.

Ja shkrimi i tij:

Image
Engelbert Zefaj dhe Avdullah Hoti

Ata që e dojnë LDK-në, e ruajnë atë si shtëpinë e vet, ashtu siç tha Lumir Abdixhiku .

Këtë shembull duhen me ndjek të gjithë! Elektorati duhet t’i përkrah ata që ruajnë LDK-në e jo ata që e sulmojnë dhe e dëmtojnë!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat