Hoxhaj i përgjigjet Lladrovcit, i cili më parë doli kundër PDK-së

Aktuale

Hoxhaj i përgjigjet Lladrovcit, i cili më parë doli kundër PDK-së

Më: 6 janar 2021 Në ora: 13:57
Enver Hoxhaj

Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci, sot njoftoi se ka shpallur kandidaturën për mandatin e dytë në këtë komunë, por përmes këtij njoftimi, ai doli edhe kundër PDK-së.

“Së pari Kryesia në mbledhjen që kemi mbajtur dje, nën 1 të gjithë anëtarët e kryesisë janë pjesë e listës për deputetë. Të gjithë deputetët janë pjesë e listës. Të gjithë kryetarët e komunave që drejtohen nga komuna garojnë në zgjedhjet lokale që do të mbahen. Çdo kryetar i degës duhet të jetë pjesë e listës zgjedhore. Si çdo herë tjetër. Nuk kemi gazetë zyratre për t’i publikuar këto vendime. I dëshiroj z.Lladrovci vetëm sukses, kur të mbahen zgjedhjet. Detyra ime është që ta përmbyll këtë listë. Ramizi do ta ketë mbështjetjen tonë“, tha ai.

Lladrovci nuk ka treguar nëse kandidatura e tij është e pavarur apo do të jetë në logon e PDK-së.

“Pra, jam kandidat për kryetar të Drenasit, edhe për mandatin e dytë”, tha Lladrovci.

Ai gjithashtu tha se këtë veprim e ka marrë duke parë që këtë nuk po e bën kryesia e partisë së tij – PDK-ja dhe duke e parë që emri i tij “po mohohet” nga dega e PDK-së në Drenas.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat