Nëse jo deputet, a mund të bëhet kryeministër Kurti sipas Kushtetutës?

Aktuale

Nëse jo deputet, a mund të bëhet kryeministër Kurti sipas Kushtetutës?

Më: 6 janar 2021 Në ora: 17:51
Albin Kurti

Sot, Gjykata Kushtetuese e ka publikuar aktgjykimin e plotë, sipas të cilit është shpallur e vlefshme ankesa e Lëvizjes Vetëvendosje për votën e deputetit Etem Arifi që ishte determinuese në zgjedhjen e qeverisë së Avdullah Hotit.

Duke e shpallur si të paligjshme votën e deputetit Arifi, Gjykata Kushtetuese gjithashtu ka krijuar në precedent të ri sa i përket zgjedhjeve në Kosovë

Në aktgjykimin e plotë të Gjykatës Kushtetuese, pika 260 thuhet se sipas vlerësimit të Gjykatës, personat e dënuar për vepra penale me vendime gjyqësore të formës së prerë nuk mund të kandidohen e as të zgjidhen si deputetë nëse janë të dënuar gjatë tri viteve të fundit para zgjedhjeve dhe të mos e ushtrojnë mandatin e deputetit nëse janë të dënuar me një ose më tepër vite burgim me vendim të formës së prerë.

Albin Kurti ishte dënuar me 1 vit e 3 muaj burgim për përdorim të armës apo mjetit të rrezikshëm, kurse për veprën penale të pengimit të personit zyrtar është dënuar me gjashtë muaj burgim. Ndaj tij, është shqiptuar dënimi unik prej 1 vit e gjashtë muaj burgim me kusht.

Por, në anën tjetër, edhe nëse Albin Kurti nuk do të mund të kandidojë pasi opinionet e njohësve të Kushtetutës janë të ndryshme, ai nuk do ta ketë të pamundur të jetë kryeministër i Kosovës në rast se Vetëvendosja i fiton zgjedhjet e parakohshme.

Image

Sipas nenit 95 të Kushtetutës së Kosovës që përcakton kornizat ligjore të zgjedhjes së qeverisë thuhet se partia politike ose koalicioni që ka formuar shumicën e nevojshme i propozon Kuvendit kandidatin për kryeministër.

Në këtë nen të Kushtetutës nuk specifikohet që kandidati duhet të jetë domosdoshmërisht deputet ose i zgjedhur nga qytetarët, përkatësisht person që ka garuar në zgjedhje dhe së këndejmi, Kurti mund të mandatohet nga Lëvizja Vetëvendosje për kryeministër të vendit.

Lidhur me mundësinë ose pamundësinë e kandidimit të Kurtit për kryeministër ende nuk është gjithçka e qartë dhe kjo mund të qartësohet nga një interpretim tjetër i Gjykatës Kushtetuese. 

Image

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat