Pronari i Viva Fresh Store i viziton të lënduarit nga shpërthimi në Ferizaj dhe i ndan 10,000 euro mbështetje për ta!

Aktuale

Pronari i Viva Fresh Store i viziton të lënduarit nga shpërthimi në Ferizaj dhe i ndan 10,000 euro mbështetje për ta!

Më: 7 janar 2021 Në ora: 11:05
Foto Ilustrim

Xhevdet Rexhepi, pronari i Viva Fresh Store, në orët e vona të mbrëmjes së datës 6 janar i ka vizituar në QKUK personat e lënduar nga shpërthimi i bombolës së gazit në Ferizaj.

I prekur nga kjo ngjarje tragjike dhe në shenjë mbështetje ndaj të lënduarve, ai ka vendosur që t’u ofrojë ndihmë në vlerë prej 10,000 eurove në mënyrë që trajtimi i tyre të jetë sa më i lehtë dhe i mirë.

Përmes një njoftimi të publikuar në rrjetin social Facebook, Viva Fresh Store u ka uruar shërim sa më të shpejtë të gjithë të lënduarve duke bërë thirrje njëkohësisht për përkrahje të njëri-tjetrit.

Postimi i plotë:

Në orët e vona të kësaj nate, në Qendrën Klinike Universitare në Prishtinë, pronari i kompanisë Viva Fresh Store, Z. Xhevdet Rexhepi ka vizituar të lënduarit të cilët pësuan djegie të rënda nga shpërthimi i frikshëm i bombolës së gazit në Ferizaj.

Më këtë rast, pronari i kompanisë, në shenjë mbështetje ndaj të lënduarve, ka vendosur që tu ofrojë ndihmë duke ndarë një vlerë prej 10,000 euro!

Të gjithë të lënduarve, Viva Fresh Store ju uron shërim sa më të shpejtë, kurse familjareve të tyre, durim dhe kurajo, deri në shërimin e plotë të tyre!

Ta përkrahim, njeri-tjetrin!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat