Nesër, nga ora 11:00 mblidhet Kryesia e LDK-së: Do të merret vendimi për koalicionin me AKR-në dhe për listën e deputetëve

Aktuale

Nesër, nga ora 11:00 mblidhet Kryesia e LDK-së: Do të merret vendimi për koalicionin me AKR-në dhe për listën e deputetëve

Më: 9 janar 2021 Në ora: 00:03
Lidhja Demokratike e Kosovës

Lidhja Demokratike e Kosovës nesër nga ora 11:00 do ta mbledhë Kryesinë e partisë.

Kështu kanë bërë të ditur burime të medias brenda Lidhjes Demorkatike të Kosovës. Në këtë mbledhje do të diskutohet për dy tema kryesore.

”Nesër nga ora 11:00 do të mbahet mbledhja e Kryesisë së LDK-së. Në këtë mbledhje do të diskutohet për koalicionin me AKR-në e Behgjet Pacollit si dhe për listën zgjedhore”, thonë këto burime.

Ndryshe, media ditë më parë ka paralajmëruar për koalicionin e mundshëm ndërmjet LDK-së e AKR-së.

Edhe lideri i AKR-së, Behgjet Pacolli, edhe ai i LDK-së, Isa Mustafa kanë paralajmëruar bashkëpunimin e këtyre dy partive në zgjedhjet e 14 shkurtit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat