Hoti në Rahovec: Emërues i përbashkët është fitorja e LDK-së

Aktuale

Hoti në Rahovec: Emërues i përbashkët është fitorja e LDK-së

Më: 9 janar 2021 Në ora: 23:29
Avdullah Hoti

Avdullah Hoti sot ka vizituar qytetin e tij të lindjes, Rahovecin.

Nga atje, Hoti ka thënë se LDK është e bashkuar dhe se fitorja e partisë së tij është emëruesi i përbashkët.

Me anë të një postimi në Facebook, Hoti Rahovecin e ka quajtur qytet me vlerë të punës, traditës dhe mikpritjes.

Postimi i plotë

Faleminderit Rahovec, që Kosovën tonë e bën krenare!

Vetëm puna e shpie Kosovën përpara, ndërsa ne jemi me punën dhe për punë, rrjedhimisht me Rahovecin dhe për të.

Rahovec, ti ke vlerë të punës, traditës dhe mikpritjes, ndaj dhe produktet tuaja sot janë pjesë e sofrave vendore, rajonale dhe botërore.

Shkuam të bashkuar dhe të bashkuar u mirëpritëm nga dega jonë, ku frymëzimi dhe gatishmëria për fitoren e LDK-së ishin emëruesi i përbashkët, sepse kjo është për të mirën e Rahovecit dhe Kosovës.

Dyfishimi i subvencioneve në bujqësi, konsideroj se ishte vendimi më meritor për Rahovecin, Kosovën dhe tokën e saj të bekuar.

Zoti e bekoftë Rahovecin!

Zoti e bekoftë LDK-në!.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat