Haradinaj: AAK gjithherë ka qenë shtëpi e mundësive për të rinjtë në politikë

Aktuale

Haradinaj: AAK gjithherë ka qenë shtëpi e mundësive për të rinjtë në politikë

Më: 10 janar 2021 Në ora: 15:46
Ramush Haradinaj

Lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj ka zhvilluar sot një takim me të rinjtë e kësaj partie.

Haradinaj tha se Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës gjithherë ka qenë shtëpi e mundësive për të rinjtë në politikë.

Ai i siguroi këta të rinj se do të kenë mbështetjen e plotë për zgjedhjet e 14 shkurtit.

Postimi i plotë

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, gjithëherë ka qenë shtëpi e mundësive për të rinjtë në politikë.

Sot në takim me strukturat e Aleancës së të Rinjve të Kosovës, i sigurova se do e kenë mbështetjen time të plotë për zgjedhjet e 14 shkurtit.

Kandidatët e organizatës rinore të AAK-së, përpos se do jenë vlerë e shtuar e listës, besoj se do të jenë edhe fitues në këto zgjedhje, me karrierë të ndritur në të ardhmen e tyre politike.

Na priftë e mbara!

RH

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat