Kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli ka thënë në një intervistë në vitin 2017 se nuk do të hyjë më asnjëherë në koalicion me partitë e vjetra, PDK-në dhe LDK-së.
Për LDK-në, ai thoshte se nuk do të hyjë më kurrë në koalicion me ta, pasi sipas tij, LDK-ja e ka mashtruar atë.
Por para pak ditësh, vet Behgjet Pacolli ka thënë se janë në bisedime me LDK-në dhe ka konfirmuar se shumë shpejtë do të arrihet koalicioni.
Një gjë të tillë e ka konfirmuar edhe këshilltari i Pacollit, Naim Murseli.