Gjoba prej 2,000 eurosh secilit subjekt politik, për secilin tubim në Prishtinë

Aktuale

Gjoba prej 2,000 eurosh secilit subjekt politik, për secilin tubim në Prishtinë

Nga: A.Z Më: 10 janar 2021 Në ora: 18:24
Foto ilustrim

Adonis Tahiri, drejtor i Inspeksionit në Prishtinë, përmes një postimi në Facebook ka thënë se dëno qytetarët për mosmbajtje të maskës, dëno lokale, malltreto qytetarët me orë policore, e vet organizo tubime zgjedhore me plot njerëz është hipokrizi.

Ai ka shtuar se ligjet për parandalimin e pandemisë janë votuar nga vetë ata që po flasin nëpër këto tubime politike, përcjell "Bota sot".

Më tej ka shtuar se përderisa ligji dhe masat janë në fuqi, do të shqiptohen gjoba prej 2000 euro për secilin subjekt politik që do të mbajë tubim në Prishtinë.

Postimi i plotë:

Ligji dhe masat, vlejnë për të gjithë!

Dëno qytetarë për mosmbajtje të maskës në rrugë; dëno lokale për distancë të vogël të tavolinave; dëno e bllombo biznese që qëndrojnë hapur pas orës 20:00; malltrero qytetarët me orë policore - e vet organizo tubime zgjedhore me plot njerëz (me e pa maska) si sardina, është hipokrizi!

Grumbullimi i njerëzve është i ndaluar me vendim të vet atyre që po i grumbullojnë. Ka ligj për luftimin dhe parandalimin e pandemisë, me gjoba konkrete, që është votuar nga vet ata qe po flasin nëpër këto tubime politike.

Përderisa ligji dhe masat janë në fuqi, Inspekcioni i Prishtinës do t'iu shqiptojë gjoba prej 2,000 eurosh secilit subjekt politik, për secilin tubim në Prishtinë. Nuk do të lejojmë që inspektorët dhe Policia të sfidohen në këtë formë nga subjektet politike.

Ftojmë qytetarët për bashkëpunim, ashtu që të identifikojmë secilin rast!

Image

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat