Hoxha nga Drenica i reagon ambasadorit Delawie për sulmin në Kuvend

Aktuale

Hoxha nga Drenica i reagon ambasadorit Delawie për sulmin në Kuvend

Nga: H.O. Më: 11 janar 2021 Në ora: 08:53
Osman Musliu

Osman Musliu i njohur nëpër media sikur hoxha nga Drenica, që ishte kryeimam në Komunën e Drenasit, përmes një shkrimi në Facebook ka reaguar ndaj deklaratës së ish ambasadorit amerikan, Greg Delawie.

Ky i fundit ka deklaruar se sulmet e ndodhura pak ditë më parë në Kongresin Amerikan, janë të ngjashme me ato të Vetëvendosjes në Kuvendin e Kosovës.

Mirëpo, në këtë deklaratë e ka kundërshtuar hoxha Musliu, duke thënë se në Amerikë po sulmohet fituesi, ndërsa në Kosovë po mbrohet fituesi.

Postimi i plotë:

Ish ambasadori Greg Delawie po thotë: SULMET NË KONGRES AMERIKAN NUK DALLOJNË NGA SULMET NË KUVEND E KOSOVËS...”
Unë mendoj jo bash njëjtë z. ambasador sepse : “Atje në kongres po sulmohet fituesi ndërsa tek ne po mbrohet fituesi...”
Thoshte njani a e ndërrojmë dhinë me cjap se njëjtë janë...haha

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat