Gashi thotë se janë mësuar që AAK-ja t’i lë në lloç para zgjedhjeve

Aktuale

Gashi thotë se janë mësuar që AAK-ja t’i lë në lloç para zgjedhjeve

Më: 13 janar 2021 Në ora: 20:54
Arben Gashi

Ish-shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi ka komentuar dorëheqjen e ministrit në detyrë të Ekonomisë, Blerim Kuçit.

I pyetur se a po i duket se AAK-ja po i lë në lloç para zgjedhjeve, Gashi tha se “jemi mësu”

“Jemi mësu, besoj që Blerim Kuçi do të jap përgjegjësi para elektoratit dhe para kryeministrit për këtë”, tha Gashi.

Ministri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Blerim Kuçi, ka dhënë sot dorëheqje nga pozita e tij.

Kuqi ka thënë se vetë ka kërkuar që të lirohet nga detyra për shkak të angazhimeve në fushatën parazgjedhore.

Muharrem Nitaj i AAK-së është emëruar sot ministër në vend të Blerim Kucit, kuptojnë mediat nga burime brenda Qeverisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat