Mushkolaj: E dhimbshme ta mendosh që sillemi kështu ndaj njeriut që pajtoi mijëra gjaqe në Kosovë

Aktuale

Mushkolaj: E dhimbshme ta mendosh që sillemi kështu ndaj njeriut që pajtoi mijëra gjaqe në Kosovë

Nga: N.Sh Më: 14 janar 2021 Në ora: 11:07
Imer Mushkolaj

Vendimi për vendosjen e shtatores së Anton Çetës në oborrin e katedrales 'Nënë Tereza' në Prishtinë, ka ngjallur shumë reagime.

Ishin vajzat e Çettës të cilat reaguan duke mos dashur që shtatorja e babit të tyre të vendoset në oborrin e Katedralës në Prishtinë.

Pas tyre, pati dhjetëra reagime të tjera ku shprehën indinjatën e tyre që shtatorja e Çetteës nuk po vendoset në sheshin e Prishtinës.

Analisti, Imer Mushkolaj përmes një shkrimi në Facebook, thotë se fakti që për vendosjen e shtatores së Anton Çettës nuk gjendet një vend dinjitoz në Prishtinë tregon çfarë shoqërie jemi dhe çfarë shteti po ndërtojmë.

"E dhimbshme ta mendosh që sillemi kështu ndaj njeriut që pajtoi mijëra gjaqe në Kosovë, njeriut me kontribut të jashtëzakonshëm për Kosovën në të cilën jetojmë", ka shkruar Mushkolaj.

Përvec Imeri ka pasur edhe shumë reagime tjera, ndër to edhe profesori Blerim Latifi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat