Ish-deputeti i LDK-së me fjalë të ëmbla i kundërpërgjigjet Haxhi Avdylit

Aktuale

Ish-deputeti i LDK-së me fjalë të ëmbla i kundërpërgjigjet Haxhi Avdylit

Nga: M.H Më: 14 janar 2021 Në ora: 15:59
Foto ilustrim

Lëvizja Vetëvendosje do të përfshijë në listën e saj zgjedhore edhe iniciativën politike të ushtrueses së detyrës së presidentit, Vjosa Osmani në zgjedhjet e 14 shkurtit, kjo u bë publike orë më parë gjatë një konference për media.

Të menjëhershme qenë komentet e bashkpartiakëve mirëpo edhe partive të tjerë.

Ishte Haxhi Avdyli i cili u shpreh që me këtë koalicion do të fillojë shtetndërtimi, përcjell “Bota sot”.

Kundërpërgjigjia ndaj Avdylit I erdhi nga ish-deputeti I LDK-së, Naser Rugova i cili u shpreh që më më 14 shkurt nuk fillon çlirimi, por rikthimi në kthetrat e ideologjive të kuqe, transmeton “Bota sot”.

Rugova më tej krahason Avdylin dhe bashkëmendimtarët et ij me Jakobinët e Francës që vranë e kthejllën derisa populli u ngop me ta.

Postimi i plotë

I dashur Haxhi,

Me 14 shkurt nuk fillon çlirimi, por rikthimi në kthetrat e ideologjive të kuqe. I dashur miku im, ti dhe bashkëmendimtarët e tu do të bëheni pjesë e diktaturës së re, ngjashëm me Jakobinët e Francës që vranë e kthjellën derisa populli u ngop me ta. Sidoqoftë, nuk është tragjike. Kosova e ka mbijetuar Hashim Thaçin, do ta mbijetojë edhe Albin Kurtin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat