Shqiptari nga Kosova e bën tatuazh fytyrën e Albin Kurtit dhe Hasan Prishtinës me këtë mbishkrim

Aktuale

Shqiptari nga Kosova e bën tatuazh fytyrën e Albin Kurtit dhe Hasan Prishtinës me këtë mbishkrim

Më: 19 janar 2021 Në ora: 11:58
Albin Kurti

Qytetari Naim Tërbunja ka realizuar një tatuazh ku paraqet fytyrën e liderit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti dhe të atdhetarit Hasan Prishtina.

Në një fotografi të publikuar në rrjete sociale, shihet se tatuazhi i bërë në një pjesë të dorës, mbanë edhe mbishkrimin “Dy liderë, një ideal’.

Kjo pasi që nga aktivistë e anëtarë të VV-së, Kurti shpesh është cilësuar si ‘Hasan Prishtina i ditëve të sotme’.

Një gjë të tillë e pati deklaruar edhe aktori i njohur dhe deputeti i ndjerë nga Vetëvendosje, Adem Mikullovci.

Përpos tatuazhit, ka edhe persona të tjerë të cilët veturat i kanë personalizuar me figurën e Kurtit dhe VV-së.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat