Nuk përmbahet babai i Albert Krasniqit – përlotet para gjykatës

Aktuale

Nuk përmbahet babai i Albert Krasniqit – përlotet para gjykatës

Më: 29 janar 2021 Në ora: 11:15
Albert dhe Skënder Krasniqi

Është duke u mbajtur seanca ndaj Skënder Krasniqit i dyshuar për vrasjen e djalit të tij, Albert Krasniqit në Prishtinë, pas kërkesës së Prokurorisë për masën e paraburgimit.

Merret vesh se gjatë seancës, Skender Krasniqi ka qarë para gjyqtarit, derisa mbrojtja e tij pretendon se është vrasje nga pakujdesia.

Sipas Prokurorisë, Skender Krasniqi në garazhën e ndërtesës ku jetonin, për motive ende të panjohura ka privuar nga jeta djalin e tij.

Në bazë të kërkesës së Prokurorisë, i dyshuari gjatë fjalosjes që kishte pasur me djalin e tij, e kishte nxjerrë armën duke qëlluar në gjoks atë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat