Haxhi Avdyli prezanton anëtarët më të ri të listës së Vjosa Osmanit

Aktuale

Haxhi Avdyli prezanton anëtarët më të ri të listës së Vjosa Osmanit

Nga: P.R Më: 29 janar 2021 Në ora: 18:48
Vjosa Osmani dhe Haxhi Avdyli

Kandidati për deputet nga lista Vjosa Osmani dhe Vetëvendosje, Haxhi Avdyli, përmes një postimi bë facebook ka prezantuar anëtarët më të ri të listës së Vjosa Osmani.

“Dr Flaka A. Shoshi , specializante e Oftalmologjisë, doktorante në Budapest dhe doktoraturë në UP, deri në verë ishte këshilltare për politika shëndetësore në MSH, na bashkohet me tërë bagazhin profesional e personal për të bërë realitet ndryshimin e shumëpritur përmes platformës politike që përfaqëson Vjosa”, ka shkruar Avdyli.

“Bashkë me Dr Flaka , edhe magjistri i Farmacisë nga Mitrovica Berat Fazliu, na bashkohet  në rrugetimin tonë politik. Krenar me kuadrot tona të reja që me dije e punë shëndrisin edhe në botë, e tani vazhdojnë kontributin në Kosovë, për ndryshimin dhe shëndetësinë”, përfundon postimin e tij Haxhi Avdyli.

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat