Kandidati i PDK-së për deputet: Në prag të fushatave, po ka rritje të portaleve që shpërndajnë ‘fake news’

Aktuale

Kandidati i PDK-së për deputet: Në prag të fushatave, po ka rritje të portaleve që shpërndajnë ‘fake news’

Më: 29 janar 2021 Në ora: 20:30
Arben Fetoshi

Kandidati për deputet nga radhët e PDK’së, Arben Fetoshi, ka komentuar rastet e lajmeve të rreme prezente në ambientet digjitale në Kosovë.

Fetoshi ka potencuar se vërehet një ngritje e numrit të mediave të shkruara ‘online’, të cilat shpërndajnë lajme të rreme përgjatë kohës së fushatës.

“Në prag të fushatave zgjedhore shohim një rritje të portaleve, kanë mision të shërbejnë një kauze të caktuar politike”, ka deklaruar Fetoshi.

“Të gjitha vendet e botës kanë pasur matjet shqetësuese për dukuritë e lajmeve të rreme, të cilat ndonjëherë mund të jenë kalkulime për interesa politik. Është shqetësuese dhe e dëmshme për publikun. Shteti ka detyrë ta bëjë një databazë, e cila duhet ta mundësojë një monitorim të qartë për pronarët e të gjitha portaleve në botën digjitale”, ka shtuar tutje ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat