AAK “godet” Vjosa Osmanin: Egoja e madhe për pushtet e ka shtyrë në gabime amatoreske

Aktuale

AAK “godet” Vjosa Osmanin: Egoja e madhe për pushtet e ka shtyrë në gabime amatoreske

Më: 30 janar 2021 Në ora: 09:28
Vjosa Osmani

Kandidati për deputet nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dhe nënkryetari i kësaj partie, Pal Lekaj, ka akuzuar Vjosa Osmanin për vendimin që ta dërgojë vendin në zgjedhje.

Lekaj thotë se “juristja” në nguti që t’i përshtatet liderit të saj ka shkelur procedurat kushtetuese.

Sipas tij, historia mund të shkojë edhe më larg se kaq, deri te dyshimi për falsifikim dokumetesh.

Ai shton se Kosova nuk ka nevojë për President të tillë.

Postimi i plotë:

Në nguti për të ju përshtatur liderit të saj, “juristja” Vjosa Osmani, nën petkun e u.d. të Presidentes, na paska dërguar në zgjedhje duke i shkelur procedurat Kushtetuese.

Kjo histori po shkon më larg se kaq, deri te dyshimi për falsifikim dokumentash.

Egoja e madhe për pushtet e ka shtyrë atë në gabime amatoreske procedurale të pa logjikshme.

Kosova nuk ka nevojë për President të tillë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat