Kjo është mosha e personave që humbën jetën nga Covid-19

Aktuale

Kjo është mosha e personave që humbën jetën nga Covid-19

Më: 30 janar 2021 Në ora: 15:14
Ilustrim

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike ka njoftuar se në 24 orët e fundit në Kosovë nga Covid-19 kanë humbur jetën 5 persona.

Sipas IKSHPK-së, rastet e vdekjes janë nga këto komuna: Istog 1 rast (77 vjeç), Malishevë 1 rast (72 vjeç), Prishtinë 1 rast (84 vjeç), Shtime 1 rast (82 vjeç) dhe Suharekë 1 rast (84 vjeç).

Numri total i rasteve pozitive është 59.931 raste nga 231.094 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.492 raste të vdekjes.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 260 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 52.208 raste, kurse numri i rasteve aktive është 6.231.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat