KQZ: Afati për akreditimin e vëzhguesve deri më 5 shkurt

Aktuale

KQZ: Afati për akreditimin e vëzhguesve deri më 5 shkurt

Më: 1 shkurt 2021 Në ora: 08:07
Ilustrim

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar për afatin e fundit për akreditimin e vëzhguesve të subjekteve politike apo edhe Organizatave Jo-Qeveritare.

KQZ bën të ditur se ky afat është deri më datën 5 shkurt 2020.

“Individët nuk mund të vëzhgojnë zgjedhjet. Për të vëzhguar zgjedhjet ju duhet tu bashkangjiteni ekipeve të vëzhguesve të subjekteve politike apo OJQve. Këtë mund ta bëni duke kontaktuar direkt subjektin politik apo OJQ-në në kuadër të së cilës do të vëzhgoni zgjedhjet”, njofton Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat